Gjykata e Dietikon ka dënuar me 46 muaj burgim dhe 7 vjet dëbim nga Zvicra një 22-vjeçar me prejardhje nga Kosova.

Marketing

Kosovari u dënua për shkaktimin e një aksidenti të tmerrshëm që kishte ndodhur në tetorin e vitit 2019, ku të lënduar rëndë kishin mbetur një grua dhe vajza e saj e vogël 4-vjeçare.

Siç raporton medium zviceran Blick.ch, 22-vjeçari po ashtu akuzohet se nuk iu kishte dhënë ndihmë mjekësore të lënduarve në vendin e ngjarjes pas aksidentit.

Ai po ashtu obligohet që t’i paguajë familjes së të dëmtuarave një shumë prej 150 mijë franga zvicerane apo mbi 146 mijë euro si dëmshpërblim.

Marketing