Pas një fillimi të ngrohtë të dimrit në Kroaci, dëbora e parë ka rënë në rajonet Lika dhe Gorski. Në disa pjesë të tjera të vendit, sidomos në jug, ka shira të dendura të shoqëruara nga erëra të forta.

Marketing

Kushtet e motit kanë krijuar probleme të theksuara në rrugët e vendit, me përmbytje në disa vende dhe dëborë në rajonet malore, ku janë regjistruar edhe rrëshqitje toke.

Në rajonin Gorski Kotar, mjegulla ka krijuar probleme shtesë për udhëtarët, duke reduktuar shikueshmërinë. Kamionët janë ndaluar të lëvizin, për shkak të kushteve të vështira.

Ndërkohë, në jug të Austrisë, dëbora e dendur ka shkaktuar aksidente të shumta rrugore, probleme me trafikun dhe ndërprerje të furnizimit me energji.

Kamionë të ndryshëm mbetën të bllokuar në një nga kalimet e autostradës A2 në Shtiria dhe pemët që u rrëzuan bllokuan disa rrugë.

Në zonat më të ulëta ra pak dëborë në mëngjes, e cila u shkri në orët në vazhdim.

Marketing