Një cunami ka goditur ishullin Stromboli në Itali duke shkaktuar një valë rreth një metër e gjysmë të lartë. Cunami u shkaktua nga një shkëputje e llavës së vullkanit. Sipas hetimeve të para nga Mbrojtja Civile, nuk raportohet për dëme.

Marketing

Una serie di flussi piroclastici sono stati generati a partire dalle 15:28 lungo la Sciara del Fuoco dello #Stromboli, alle Isole Eolie. Tali flussi si sono formati pochi minuti dopo che l’area craterica nord aveva iniziato ad alimentare un piccolo trabocco lavico. pic.twitter.com/VdJJUeepUI

— Il Mondo dei Terremoti (@mondoterremoti) December 4, 2022

Cunami ndodhi dje rreth orës 16:20, kur një shkëputje nga rrjedha e llavës së vullkanit Stromboli ka gjeneruar një valë cunami 1.5 metër.

“Në ishull sirenat u dëgjuan kudo për të lajmëruar popullatën. Nga kontrollet e kryera nuk u raportua asnjë dëmtim në njerëz apo sende. Departamenti do të vazhdojë të ndjekë evoluimin e ngjarjes në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet lokale dhe Ingv”, thuhet në njoftimin e mbrojtjes civile italiane.

Marketing