Shqipëria dhe Kosova janë dy nga gjashtë destinacionet që CNN sugjeron për turistët për sezonin veror 2022. Kjo pasi vendi jonë dhe Kosova konsiderohen si vende me risk të ulët rreziku nga pandemia e Covid.

Njerëzit që duan të bëjnë një udhëtim në Evropë, por duan të shmangin destinacionet me rrezikun më të lartë, kanë vetëm disa zgjedhje : Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina dhe Kosova, të gjitha në Gadishullin Ballkanik ose Armenia, në rajonin malor të Kaukazit”, shkruan CNN.

Marketing

CNN bazohet në analizat e Qendrave Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, të cilat kanë kategorizuar vende ne 4 nivele, sipas rrezikshmërisë nga Covid dhe masave anti-Covid.

Qendrat Amerikane për Kontrollin e Sëmundjeve nuk shtuan asnjë destinacion të ri në kategorinë e nivelit 4 të rrezikut më të lartë për udhëtime.

Në fakt, shtatë destinacione në Azi dhe Karaibe u zhvendosën në kategorinë me rrezik më të ulët të CDC-së për udhëtime gjatë pandemisë, që është Niveli 1./albora.ch/

Marketing