Sistemi i pensioneve në Zvicër është mbi mesataren. Por kjo nuk mjafton për dhjetëshen e parë shkruan Blick, përcjell Albora.ch

Marketing

Ashtu si në vitin e kaluar, vendet e para janë rënditurIslanda, Holanda dhe Danimarka. Zvicra renditet sërish në vendin e njëmbëdhjetë dhe është kështu në të tretën e parë të 44 vendeve të anketuara. Ky është përfundimi i “Indeksit Global të Pensioneve 2021” i publikuar të martën nga firma konsulente Mercer, shoqata e industrisë CFA Institute dhe Universiteti Monash.

Sistemi i pensioneve zvicerane performon mbi mesataren në tre kategoritë kryesore të shqyrtuara: “Integriteti”, “Qëndrueshmëria” dhe “Përshtatshmëria”. Autorët shohin potencial për përmirësim, ndër të tjera, nëpërmjet rritjes së moshës së daljes në pension, një norme më të lartë të pronësisë së banesave dhe përmirësimit të qeverisjes së investimeve.

Rezultati më i keq u arrit nga sistemi i pensioneve të Tajlandës. Argjentina, India, Indonezia, Filipinet dhe Turqia, që janë në rangun më të ulët.

Në mes janë SHBA, Spanja, Emiratet e Bashkuara Arabe, Gjermania, Hong Kongu, Malajzia, Zelanda e Re dhe Portugalia.

Albora.ch

Marketing