Një çift shqiptar së bashku me studentë janë mbledhur tashmë para Bibliotekës Kombëtare, ku pritet të fillojë marshi i paralajmëruar në shenjë kundërshtimi për formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

Marketing

Një çift shqiptar nga Zvicra janë parë para Bibliotekës Kombëtare disa minuta para nisjes së marshit kundër formimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

Ramiz Kryeziu është shprehur i bindur se studentët do të ndalojnë “planet që janë negative për Kosovën dhe do t’i tregojnë botës që nuk ndahen trojet shqipe”.

“Studentët gjithmonë kanë prirë, si për studentë, si për luftë. Tash shpresoj që i bëjnë do ndalesa e i ndalojnë do plane që janë negative për Kosovën. E me i tregu botës që nuk i ndajmë trojet shqiptare”, kështu është shprehur Ramiz Kryeziu.

Marketing