Shoqata Humanitare “Cërvica” rikthehet më e fuqishme dhe më e bashkuar.

Marketing

Pas një përiudhe të gjatë Shoqata Humanitare “Cërvica” mbajti manifestim, sepse pandemia dhe pamundesia për tu takuar kishte berë që një kohë mos të shihen dhe të mbajnë takimet e zakonshme.

Altin Marku

Shoqata kësaj herë ka mbajtur manifestimin e radhës I quajtur “Cërvica e Bashkuar 2022”. Shqipëtarë nga gjithë trojet ku flitet shqip, arstist, bashkëardhetar dhe përsona të tjera kanë marrë pjesë në Manifestimin e organizuar I cili I kishte berë bashkë të gjithë.

Manifestimi I organizuar më shumë ishte si një kthmin I lumtur nga një përiudhë e rendë për të gjithë siq ishte Covid-19 e që bëri që edhe aktivitetet e shoqatës “Cërvica” të ndalonin por që kjo mbremje I bashkoj të gjithë dhe ishte një rast për tu ritakuar e për të biseduar më shumë për gjithqka që ka te bëjë më bashkëatdhetarët, misionin e shoqatës dhe kontributin që duhet të japin për njerezit në nevojë.

Më shumë rreth shoqatës:

Shoqata Humanitare Cërvica u themelua më 27.06.1999 në Root të Luzernit, Zvicër. Eshtë shoqatë e pavarur, jopartiake, jofetare dhe jo qeveritare e qytetarve që jetojnë në territorin e Konfederatës Zviceriane e që janë me origjinë nga Cërvica e Maqedonisë Veriut.

Qellimet e shoqatës:

-Të ndihmoj integrimin e antarëve të shoqatës në shoqërinë Zvicerane përmes aktiviteteve kulturore, sportive, humanitare, arsimore etj. në përputhje me Statutin e Shoqatës.

-Ndërtimin dhe përparimin e lidhjeve miqësore ndërmjet bashkëfshatarëve, pastaj ndërmjet antarëve të Shoqatës dhe qytetarve zvicran, pa marr parasysh përkatësinë e tyre nacionale apo fetare.

-Përkujdesje dhe afirmimin e gjuhës shqipe dhe vlerave kombëtare.

-Kordinimi i aktiviteteve dhe bashkëpunimi me shoqatat tjera në Zvicër dhe jasht saj, që kanë qëllime të njëjta dhe janë në përputhje me Statutin e Shoqatës.

-Bashkëpunim me organizatat qeveritare dhe joqeveritare si dhe me institucionet shtetërore në Zvicër, Maqedoni dhe në gjithë botën me qëllim të promovimit të tolerancës ndëretnike, të bashkëpunimit dhe realizimit të aktiviteteve humanitare, kulturore dhe sportive.

-Ndihmon familjet në varfëri të skajshme si dhe personat me aftësi të kufizuara në Cërvicë dhe më gjërë.

-Ndihmon projektet që realizohen në fshatin Cërvicë (fshati i origjinës) me qëllim përmirësimin e kushteve të jetesës në fshat dhe rrethinë. Anëtar aktiv mund të bëhen të gjithë ata persona që janë me origjinë  nga Cërvica, ndërsa anëtar pasiv janë të tjerët që paguaj antarësinë dhe mbështesin qëllimet e shoqatës.

Kryesia e Shoqates:

Kryetar: Ikmet Mehmedi

Nenkryetar: Shaziman Ballazhi, isen Tika, Lulzim Xhambazi, Atem Spahiu, Mehmet Cupi,

Arkëtar: Lulzim Xhambazi

Sekretar: Arslan Xhmabazi, faton Spahiu

Disa Foto nga manifestimi:

Albora.ch

Marketing