Një grua u gjet e pajetë në një apartament në Erlen mëngjesin e së premtes. Policia e kantonit Thurgau dyshon për vrasje, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell Albora.ch.

Marketing

 Një i dyshuar është arrestuar.

Pak pas orës njëmbëdhjetë, një burrë i telefonoi qendrës së thirrjeve të urgjencës kantonale se kishte plagosur për vdekje gruan e tij në Erlen. Kur forcat e policisë kantonale të Thurgaut mbërritën në Neuhofstrasse, burri u arrestua.

Ekipet e shpëtimit gjetën një grua 39-vjeçare me plagë të rënda, por mjeku i urgjencës mundi të konstatonte vetëm vdekjen.

Shërbimi mjeko-ligjor i policisë kantonale të Thurgaut ka siguruar gjurmët në vendin e krimit. I dyshuari, një 42-vjeçar nga Maqedonia e Veriut.

 Prokuroria publike ka hapur një hetim penal. Policia ka nisur hetimet. Shkaku i saktë i rastit po zbardhet në Institutin e Mjekësisë Ligjore. 

Marketing