Një djalë 6-vjeçar është rrëmbyer nga shtëpia e tij në Kifisia të Greqisë nga një person i maskuar.

Marketing

Rrëmbimi i fëmijës ka ndodhur mbrëmjen e së martës 24 maj rreth orës 20:40 (ora lokale), kur një burrë i panjohur më kapuç në kokë ka shkuar në shtëpinë ku banonte fëmija dhe e ka rrëmbyer.

Sipas dëshmisë së nënës, 6-vjeçari ndodhej në shtëpi me gjyshen.

“Djali dëgjoi zhurmë te dera, shkoi të shohë se kush është, kur fëmija doli ai e rrëmbeu”, tha e ëma e 6-vjeçarit.

Për rastin janë njoftuar dhe autoritete kufitare, pasi ka shumë gjasa që rrëmbyesit të tentojnë të çojnë fëmijën jashtë shtetit.

6-vjeçari Rainer Xheison Penderson është emri i vogëlushit të zhdukur.

E ëma e fëmijës është greke ndërsa i atit ka origjinë norvegjeze. Mësohet se prindërit e fëmijës janë divorcuar, ndërsa i ati jeton në Norvegji. Mediet greke shkruajnë se midis çiftit ka pasur mosmarrëveshje për kujdestarinë e fëmijës.

Avokati tregon se nëna e djalit ka pasur një përplasje me të atin e tij, duke lënë të hapur mundësinë që pas rrëmbimit mund të fshihet edhe ai.

Marketing