Bujana Ameti është një vajzë e re e cila ka lindur në tetor të vitit 2005 në Belgjikë. Ajo prejardhjen e ka nga Kumanova e Maqedonisë së Veriut.

Marketing

Shqiptarja Bujana Ameti ka korrur suksese të shumta në rrugën që e ka zgjedhur. Bujana Ameti është vlerësuar si harpistja e parë shqiptare.

Edhe pse shumë e re në moshë ajo ka arritur që të përfaqësojë Belgjikën në gara të rëndësishme.

Po ashtu, ajo ka arritur që të marrë medaljen e artë në Concours Français de la Harpe – Limoges në Francë.

Për arritjet dhe sukseset e saj, Bujana Ameti ka vendosur që të flas në një intervistë ekskluzive për Albora.ch.

No photo description available.
Bujana Ameti

Albora.ch: Si e keni zgjedhur harpën?

Bujana Ameti: Prindërit e mi gjithmonë na e kanë mundësuar mua, vëllezërve dhe motrës sime të shkojmë në teatër, në opera, në koncerte dhe nëpër aktivitete të ndryshme kulturore. Kemi ndjekur edhe mësimet, që propozonin shoqatat shqiptare. Në fillim kemi ndjekur mësimet te shoqata “Iliria” në Tongeren këtu në Belgjikë te mësuesja e mrekullueshme Myrvete Feka. Pastaj edhe në Bruksel te shoqata “Vatra” ku përveç mësimit të gjuhës kemi mësuar vallet shqipe me të shkëlqyerën Vaile Shkodra. Dhe për të kompletuar edukimin tonë prindërit na kanë dërguar edhe në një shkollë artistike në qytetin belg Waremme, ku dhe jetojmë. Aty përveç solfezhit kam ndjekur edhe kurs për teatër. Në fillim kam pasur dëshirë të luaj në violinë, mirëpo më duhej të prisja shumë sepse lista e pritjes ishte e gjatë. Ndërkohë në një fjalor kisha hasur fjalën “harpë” dhe, meqenëse kisha dëshirë të dallohesha, e zgjodha atë. Me pak ngurrim u regjistrova në kursin e mësueses Primor Sluchin, e cila është harpiste solo e Opera Royal de Wallonie në Belgjikë.

Albora.ch: A është instrument i vështirë?

Bujana Ameti: Si çdo instrument edhe harpa ka vështirësitë e saj. Duhet të punohet me të çdo ditë për orë të tëra. Harpa ku unë luaj ka 47 tela dhe ka 7 pedale. Secila nga pedalet ka funksionin e vet dhe përdoren për të gjetur notën e duhur. Pastaj instrumenti duhet të mbahet në ekuilibër duke e mbështetur lehtësisht në kraharor. Pjesën më të madhe të telave e ka të bërë nga zorrët e deleve pjesa tjetër nga metali dhe plastika.

Bujana Ameti

Albora.ch: Jeni cilësuar si harpistja e parë shqiptare në Belgjikë, si e komentoni këtë?

Bujana Ameti: Po, e vërtetë, përveç motrës sime të vogël nuk njoh tjetër harpiste apo harpist shqiptar. Nëse të tjerë artistë e ndjekin rrugëtimin tim me instrumentin e harpës, do të isha shumë e lumtur.  

Albora.ch: Cila është ëndrra juaj si harpiste?

No photo description available.
Bujana Ameti

Bujana Ameti: Dua të bëhem soliste e të luaj nëpër skenat botërore, kurse ajo që do të më bënte më shumë se krenare, do të ishte hapja e klasave të mësimit të harpës në te gjitha hapësirat shqiptare, duke filluar nga Tirana, Prishtina, Presheva e Kumanova dhe gjithandej.

Albora.ch: Ku e shihni veten pas disa viteve pasi që jeni ende shumë e re në moshë?

Bujana Ameti: Për momentin më duhet të koncentrohem në studimet e mia, pastaj më duhet të gjej një shkollë ku do të perfeksionoj instrumentin dhe edukimin tim muzikor.

Albora.ch: Ku jeni shpërblyer më shumë çmime, cilin e vlerësoni më shumë?

Bujana Ameti: Secili çmim ka vlerën e vet, dhe secili është i vlefshëm sa tjetri. Mund ta veçoj të parin çmim, të cilin e mora në vitin 2016 e përcjellur nga një violiniste në konkursin “Harpegio”. Isha shume e vogël dhe nuk kishte shumë kohë që studioja harpën dhe ky çmim me siguri që ishte një shtytës i madh për gjitha gjërat në vijim.

No photo description available.
Bujana Ameti

Albora.ch: Cilën vepër shqiptare e interpretoni me më shumë dashuri?

Bujana Ameti: E kam një përzemër meqenëse kam edhe shumë dëshirë ta vallëzoj e ajo është “Tumankuqe”.Pastaj edhe  “Luleborë” e luaj për familjarët e mi.  Përndryshe për momentin jam duke e adaptuar veprën “Duaje emrin tënd” nga Thoma Simaku.

Albora.ch: A mendoni që të mbani një koncert në vendet shqiptare?

Bujana Ameti: Shpresoj që kjo do të ndodhë sa më shpejt. Dëshiroj që harpa të tingëllojë në sheshet e Kumanovës, të Preshevës e Bujanocit dhe gjithandej.

Faleminderit për hapësirën që më dhatë!

Marketing