Spanja mban fronin në Evropë si shteti me hekurudhat më të shpejta, ndërsa së fundmi flotës së saj i është shtuar “Iryo”, me ardhjen e së cilës, në shtetin iberik shkon në katër numri i kompanive hekurudhore low-cost që ushtrojnë aktivitetin e tyre.

Marketing

Iryo lançoi të premten linjën e saj të parë Madrid – Barcelona – Zaragoza, ndërsa nga 16 dhjetori do të vihet në punë linja Madrid – Cuenca – Valencia. Për vitin e ardhshëm priten lidhje të tjera si: Sevilja, Malaga, Cordoba, Antequera, Alicante dhe Albacete, deri në fillim të qershorit 2023.

Këto trena kanë katër klasa udhëtimi, që fillojnë nga më të lirat, e deri te klasat e biznesit, të cilat ofrojnë disa shërbime, mes të cilave edhe wi-fi 5G.

Menuja e ushqimeve është gjithashtu shumë e pasur e me gjëra të shëndetshme, ndërsa raportohet se të parët që e kanë inauguruar këtë linjë kanë qenë politikanë spanjollë./A2CNN

Marketing