Mesa duket dashuria ka qenë kaq e fortë sa ka lidhur dy vende, dy kultura dhe dy njerëz të ndryshëm. Pikërisht sot një kosovar nga Gjakova i dha fund beqarisë së tij me një braziliane.

Çifti shqiptaro-brazilian Danielle & Leutrim Sahiti u martuan sot në Zvicër, por me tradita shqiptare.

Ditën e tyre më të lumtur ata e festuan me këngë dhe valle shqiptare. Siç shihet edhe në video nusja braziliane tanimë ka mësuar gjuhën shqipe dhe pa problem këndon në shqip.

Marketing

Ndërkohë  çifi Leutrim Sahiti dhe Daniella, të cilët historinë e dashurisë së tyre e kishin ndarë më parë edhe në emisionin e diasporës “Fol Shqip Show”, ka një kohë të gjatë që ata janë bashkë.

Derisa për nusen tanimë kosovare, traditat e gjakovarëve janë të ngjashme me ato në Brazil, dhe sipas saj nuk e kishte problem të përshtatej me kulturën dhe traditat e Leutrimit./albora.ch/

Marketing