Një ngjarje e pabesueshme ka ndodhur në Athinë ku një personi, të quajtur Sifis, i është dashur që të kalojë tre vite burg për një krim që s’e ka kryer. Mediat greke raportojnë se Gjykata e Shkallës së Parë e dënoi me 7 vjet burg për vjedhje por Gjykata e Apelit e shpalli atë të pafajshëm.

Marketing

Aventura e pabesueshme e Sifis nisi në vitin 2007. Atë vit ndodhi një grabitje taksie me thikë në qendër të Athinës. Autori i mori shoferit 100 euro dhe u zhduk. Dymbëdhjetë vjet më vonë, një gjurmë gishti në sediljen e pasme të automjetit bëri që autoritetet të lëshonin një urdhër-arresti kundër Sifisit.

Gjyqtari i kërkoi falje

Gjykata e shkallës së parë e dënoi me shtatë vjet burg. Për tre vjet ai ishte mes dy burgjeve, Korydallos dhe Domokos. Shfajësimi erdhi në Gjykatën e Apelit, e cila e shpalli të pafajshëm. Madje, kryetari i gjykatës i ka kërkuar falje. Ai kërkoi dëmshpërblim monetar nga shteti për faktin se e privuan nga liria për diçka që s’e ka kryer.

Shuma që i është dhënë përfundimisht ka qenë 50 mijë euro. Duke folur për këtë ngjarje, ai tha: “Më burgosën për diçka që nuk e kisha bërë. Ato tre vite ishin më të këqijat që kam kaluar ndonjëherë në jetën time dhe më e keqja që mund të kalojë një person. Vetë presidenti më kërkoi falje para të pranishmëve dhe tha se kjo është e paprecedentë.

Unë insistova se nuk jam unë. Nuk më dëgjuan dhe për dy ditë më vunë në paraburgim. Pa kërkuar falje asnjë prokurori, pa kërkuar falje asnjë hetuesi. Unë shkoj në gjykatën e shkallës së parë.” 

Marketing