Tetë shtetas shqiptarë janë arrestuar nga policia në Parma pas një hetimi të gjatë disa vjeçar që zbuloi rrjetin e strukturuar të trafikut dhe shpërndarjes së drogës.

Marketing

Shqiptarët tregtonin drogë të llojit kokainë në Parma dhe kishin rreth 400 klientë, prej të cilëve arrinin të fitonin rreth 1 milionë euro në vit.

Në vitin 2018, një shqiptari që kishte lidhje me këtë grup iu sekuestrua një sasi e madhe kokaine. Ndërsa gjatë aksionit ditët e fundit, policia italiane sekuestroi edhe 400 mijë euro.

Prokuroria tha se shqiptarët planifikonin që shumat e mëdha të parave që nxirrnin nga trafiku i drogës, t’i pastronin përmes blerjes së pronave të paluajtshme në Shqipëri.

Marketing