Grupi i Bankës Botërore ka bërë të ditur se në edicionin e fundit të Raportit të Rregullt Ekonomik për Ballkanin Perëndimor thuhet se performanca ekonomike e gjashtë ekonomive të Ballkanit Perëndimor mbetet e prekur nga vazhdimi i luftës në Ukrainë dhe rritja e lartë e çmimeve të energjisë që ka rezultuar prej saj, si dhe nga ngadalësimi i rritjes globale.

Marketing

Në njoftimin e dërguar për media thuhet se lalë nxitjes prej konsumit dhe investimeve private, gjysma e parë e vitit 2022 u shoqërua me rritje solide ekonomike.

“Në mesin e vitit 2022, nivelet e punësimit kapën pikat më të larta historike në disa prej vendeve të rajonit, ndërsa shkalla mesatare e punësimit në rajon tanimë është 46 për qind, duke u rritur për 3 pikë përqindjeje krahasuar me mesin e vitit 2021. Të gjithë sektorët kontribuuan në rimëkëmbjen e tregut të punës, por ishin shërbimet (përfshirë turizmin) që luajtën rol madhor”.

“Sidoqoftë, vrulli i rritjes veçse ka filluar të ngadalësohet përballë sfidave në rritje. Çmimet e larta të energjisë dhe ushqimeve e kanë shtyrë inflacionin në nivele që nuk janë parë prej shumë vitesh, duke e dobësuar fuqinë blerëse dhe besimin e bizneseve. Aktiviteti në tregun e punës po fillon të ulet teksa shihet ngadalësim i ritmit të punësimit përballë inflacionit të lartë dhe rritjes së pasigurisë”.

“Edhe pse gjatë vitit 2022 vazhduan trendet rënëse të shkallëve të varfërisë, inflacioni shumë i lartë paraqet rreziqe për uljen e varfërisë në të ardhmen. Po të mos ishte mbështetja prej qeverive, ashpërsia e tronditjes së shkaktuar prej çmimeve të energjisë dhe ushqimeve mund të rezultonte me rritje për 13 përqind në numrin e qytetarëve të varfër në Ballkanin Perëndimor”, thuhet në njoftim, transmeton Klankosova.tv.

Sipas raportit, reforma të tilla do të duhej të përfshinin masa për rritjen e nivelit të konkurrencës, heqjen e barrierave për hyrjen e bizneseve të reja në treg, rritjen e mbajtjes së fitimeve dhe ri-investimit mes investitorëve të huaj, zbutjen e barrierave për pjesëmarrjen e grave në fuqinë punëtore, përmirësimin e cilësisë së arsimit, si dhe ngritjen e standardeve të qeverisjes, përfshirë këtu edhe digjitalizimin.

Raporti shton edhe se vazhdimi i krizës është një tjetër argument i fortë për rëndësinë e përshpejtimit të tranzicionit të gjelbër në rajon, në mënyrë që nga hidrokarburet e paqëndrueshme të kalohet drejt prodhimit më të pastër të energjisë

Marketing