Ekipi kosovar në CounterStrike Go, “Bad News Eagles” janë kualifikuar në kampionatin botëror PGL Major Antwerp.

Marketing

Ekipi i përbërë nga Flatron Halimi, Rigon Gashi, Dionis Budeci, Genc Kolgeci dhe Sener Mahmuti i patën sot dy ndeshjet e fundit për kualifikim, pasuese të asaj të djeshmes, të cilën e fituan.

Në ndeshjen e parë sot, BNE pësuan humbje nga ekipi çek, Sinners, por që më pas e përmbysen rezultatin, duke vazhduar kështu tutje në garën botërore të CS:GO.

Gara do të organizohet në Antwrp të Belgjikës, gjatë muajit maj.

Në të do të marrin pjesë 24 skuadra nga e gjithë bota, të cilat garojnë për çmimin prej 1 milionë dollarësh./albora.ch/

Marketing