Ka marrë fund rrugëtimi i ekipit kosovar në CS:GO, Bad News Eagles në turneun më të madh në botë Major që këtë vit u mbajt në Rio të Brazilit.

Marketing

Bad News Eagles e nisën rrugëtimin në mënyrë perfekte duke mbyllur “Challangers Stage” me rezultat 3:0.

Në fazën “Legends”, BNE u mposht dy herë për të bërë një super rikthim në lojë duke eliminuar nga gara ekipin më të fortë në botë, FaZe.

Djemtë kosovarë kishin edhe një mundësi sot, por u ndalën nga NaVi, ekip ky që në ranglistën botërore zë vendin e katërt.

Bad News Eagles u mposhtën me rezultat 2:0 në harta, për të mbyllur kështu rrugëtimin në “Major” për të dytën herë në “Legends Stage”.

BNE ishte ekipi më i përfolur në 24 orët e fundit, pas fitores historike mbrëmë ndaj FaZe.

Marketing