“Aeroplani peshon shumë, dikush duhet të zbresë” Kjo është kërkesa e çuditshme që dëgjuan pasagjerët e fluturimit Az227 të Ita Airways, që nisej nga aeroporti i Londrës, i operuar nga German Airways me destinacion Milano.

Marketing

Për të garantuar një ngritje të sigurt nga era shumë të fortë duhej që disa pasagjerë të zbrisnin.

Në bordin e fluturimit ishte edhe gazetari Gianluigi Nuzzi , i cili ndau atë që ndodhi në profilin e tij në Instagram dhe foli për “fantashkencë”.

Nisur nga kushtet e pafavorshme atmosferike, u llogarit se pesha e tepërt arrinte në rreth 500 kilogramë. 

Karburanti shtesë i nevojshëm për t’u ngritur mbi rrokaqiejt e qytetit duhej të kompensohej nga zbritja e disa pasagjerëve.

Në fillim u mendua të liheshin të paktën dhjetë persona të zbrisnin. Propozimi parashikonte kompensim me vlerë 250 euro.

Më pas, në fund, pas një negocimi të gjatë, u arrit një kompromis: gjashtë prej tyre zbriten në këmbim të kuponit dhe të gjitha bagazhet u hoqën nga kutia, për t’u hipur sërish në fluturimin e të nesërmes.

 Kështu avioni mundi të ngrihej me një vonesë prej tre orësh.

Marketing