Austria ka njoftuar se do të bëhet më e lehtë për shtetasit e kualifikuar të vendeve të treta të punojnë në këtë shtet. Vendet e lira të punës janë në nivelin më të lartë të të gjitha kohërave në Austri.

Marketing

Pak para “Ditës së Punës 2022”, Federata e Industrisë dha alarmin: “Herën e fundit në AMS janë raportuar gati 124,000 vende të lira pune dhe platforma e punës së AMS ‘alle jobs’ tregon madje mbi 250,000 vende të lira pune. Mbi 45,000 nga vendet e punës të raportuara në AMS gjenden në sektorin e prodhimit – ky numër është më shumë se dyfishuar gjatë pesë viteve të fundit dhe pothuajse është katërfishuar gjatë dhjetë viteve të fundit,” thotë Sekretari Christoph Neumayer.

Qeveria austriake ka vendosur ta bëj më të lehtë aksesin në tregun e punës për punëtorët e kualifikuar nga vendet e treta, që do të thotë se njerëzit nga vendet evropiane që nuk janë anëtarë të BE-së, ku përfshihet Kosova, Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut etj.

Për shkak të zhvillimeve aktuale në fushën e inflacionit, IV-General madje flet për një “spiralë çmim-paga” dhe propozon pagesa të njëhershme pa taksa dhe taksa./albora.ch/

Marketing