Marketing

Policia kantonale në Thurgau zbuloi të enjten për një tregtar droge dhe 20 vjeçarit shqiptar iu sekuestruan rreth 230 gram heroinë , shkruan blic, transmeton albora.ch.

Në Sirnach në Thurgau, një tregtar droge u kap nga policia. Të enjten rreth orës 12 të mesditës, hetuesit nga policia kantonale e Thurgaut kontrolluan një 20 vjeçar në Fischingerstrasse. Burri posedonte rreth 30 gram heroinë, sipas policisë kantonale të Thurgaut të premten.

Më pas policia ka ushtruar kontroll në shtëpinë e 20 vjeçarit. Aty oficerët goditën sërish flori, sekuestruan edhe 200 gramë heroinë!

Zyra e prokurorit publik në Frauenfeld është duke kryer një hetim penal.

Shqiptari, i cili ndodhet në Zvicër si turist, aktualisht ndodhet në paraburgim dhe se hetimi ende nuk ka përfunduar./albora.ch/

Marketing