Policia italiane ka arrestuar një shtetas shqiptar që iu gjetën 17 kilogramë kokainë, secila me peshë nga një kilogram.
Mediat italiane bëjnë të ditur se hetimi kishte nisur prej gati një viti ku ishin vënë nën vëzhgim disa persona të dyshuar se ishin të përfshirë në trafik droge.
Marketing
Ndërkohë që gjatë kontrollit në banesa u gjetën 12 mijë euro derisa në garazh u gjetën disa çanta të vendosura në një raft me 17 kilogramë kokainë dhe 60 mijë euro para të gatshme.
Droga, në shitje me pakicë, mund të jepte mbi një milion e 300 mijë euro pasi të dilte në treg, transmeton albora.ch.
Në makinën e shqiptarit dhe bashkëpunëtorit të tij ishte përshtatur një vend për fshehjen e lëndës narkotike në rast kontrolli. /albora.ch/
Marketing