Një 50 vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia greke në zonën e Agios Nikolaos, pasi akuzohet si autor i nëntë vjedhjeve.

Marketing

Sipas medieve të vendit fqinj, shtetasi shqiptar akuzohet  se ka grabitur nëntë makina brenda katër muajve.

Gjatë grabitjeve 50-vjeçari ka marrë para, bizhuteri dhe sende të tjera me vlerë që ka gjetur brenda makinave, të cilat po ashtu i ka dëmtuar gjatë vjedhjeve.

Gjatë kontrollit policia i sekuestroi kapuç, doreza dhe një elektrik dore, me të cilat hapte makinat e parkuara për të kryer vjedhjen.

Marketing