Një 38 vjeçar shqiptar është arrestuar nga Policia greke, pasi akuzohet për vjedhjen e disa automjeteve jashtë stadiumit të futbollit të ekipit të AEK-ut në Athinë.

Marketing

Sipas medieve greke, gjatë patrullimit të oficerëve të Policisë janë pikasur dy persona të dyshimtë që vinin rrotull pranë parkingut dhe më pas kanë arrestuar 38-vjeçarin shqiptar i cili ka  kundërshtuar punonjësit e Policisë.

Nga hetimet rezulton se 38-vjeçari së bashku me një person tjetër kanë hyrë një makinë duke përdorur sende të mprehta dhe më pas kanë hequr pajisjet elektronike, duke kanë vjedhur sendet personale.

Shtetasi shqiptar rezultoi gjithashtu i përfshirë edhe në shtatë raste të tjera të vjedhjes së automjeteve pranë stadiumit gjatë ditëve të ndeshjeve.

Marketing