Një aksion i zhvilluar nga drejtoria e policisë së Shkodrës është finalizuar më kapjen e një personi më rrezikshmëri të lartë shoqërorë i cili kërkohet nga autoritet e Luksemburgut.

Marketing

Bëhet fjalë për Edinjo Pultin i cili u arrestua në qytetin e Shkodrës brenda një lokali nate.

I shumëkërkuari akuzohet për tentativë vrasjeje, por edhe për trafik të paligjshëm të armëve, municioneve dhe eksplozivëve.

Sipas Europol, Pulti ka goditur disa herë me thikë dy persona. Një nga dy të plagosurit është goditur në bark dhe ka mbetur i plagosur rëndë.

Një urdhër-arresti evropian dhe ndërkombëtar ishte lëshuar për të në janar 2021./albora.ch/

Marketing