Deniz Klironomi, i cilsuar si nj nga personazhet më të kërkuar të botës së krimit në Evropë është arrestuar në Kolumbi.

Marketing

Shqiptari q njihej me nofkën “Gucci” rezulton të jetë pjesë e grupit “Los Pachenca”, i cili merret me trafik droge, emigrantësh dhe armësh.

“Gucci” me sinjal të kuq nga Interpoli, ishte një nga më të kërkuarit në Evropë”, tha kolonelja Olga Salazar, drejtoreshë e Policisë Dijin.

Që në fund të 2020, hetuesit e Policisë morën informacione për Denis Klironomi alias “Gucci”,” një trafikant famëkeq froge në bregun verior të Kolumbisë, nga Republika e Kosovës”.

Ndjekja ndaj tij nisi për rreth 7 muaj derisa arritëm në një apartament në Barranquilla. Ai u identifikua nga tatuazhi q kishte në krahun e majtë. Fotografia iu shkrep kur doli n dritare.

Koloneli Salazar shpjegoi se “Gucci” akuzohet se është partner financiar i grupit kriminal “Los Pachenca”, i cili kryen krime në bregun verior të Kolumbisë.

Autori po mbahet në një burg të sigurisë së lartë në Bogota, ndërkohë që kanë përfunduar procedurat për ekstradimin e tij.

Marketing