Një shqiptar i cili ishte nisur nga Zvicra dhe do të shkonte në Itali, është arrestuar nga policia italiane pasi akuzohet se në makinë kishte fshehur kokainë.

Marketing

Aksioni policor u zhvillua në vendkalimin kufitar Brogeda nga agjencia doganore e Ponte Chiasso në rajonin Como. Shqiptari u arrestua për akuzën e trafikut të drogës.

Policia tha se brenda makinës, në pjesën e poshtme të saj ishte bërë një vend i veçantë në të cilin ishin fshehur 850 gramë kokainë, drogë e fortë e paketuar në katër qese ushqimesh, të mbyllura me vakum.

Policia ka sekuestruar drogën, makinën me të cilën e transportonte dhe paratë që burri kishte me vete, euro dhe franga zvicerane në një shumë totale prej rreth 2 mijë euro./albora.ch/

Marketing