Marketing

Një 64 vjeçar i dyshuar si korrier droge u arrestua në aeroportin e Cyrihut të marten, pasi që u kap me rreth katër kilogramë kokainë në karrocën e tij.

Danezi e vendosi drogën në bagazhin e tij në formën e blloqeve të kokainës, siç njoftoi të mërkurën policia kantonale e Cyrihut, shkruan blick, transmeton albora.ch.

Ai donte të udhëtonte nga Brazili në Gjermani përmes Cyrihut, por personi në fjalë u arrestua dhe u dorëzua në prokurori./albora.ch/

Marketing