Një çift shqiptarësh është arrestuar në Britaninë e Madhe gjatë tentativës për të nxjerrë një sasi të konsiderueshme parash jashtë Britanisë.

Marketing

Sipas Agjencisë Kombëtare britanike kundër Krimit (NCA) 51-vjeçari Ardian Sharra dhe 41-vjeçarja Valbona Laloshi u ndaluan teksa po lëviznin me makinën e tyre në tunelin Folkestone, Kent, në maj të vitit 2020.

Çifti i tha agjentëve se ishin duke udhëtuar me fëmijën e tyre drejt Brescias në Itali, për të takuar disa të afërm. Lidhur me një shumë të konsiderueshme parash, rreht 5000 paund të gjetura në makinë, ata deklaruan se do të paguanin shërbime dentare.

Por gjatë kontrollit të imtësishëm, ata zbuluan edhe 14,000 paund të fshehura në çantën e Laloshit si dhe 200,000 paund të fshehura në pjesën e bagazhit.

Ardian Sharra dhe 41-vjeçarja Valbona Laloshi
Ardian Sharra dhe 41-vjeçarja Valbona Laloshi

Hetimet e mëpasme dhe kontrolli në banesën e tyre zbuloi fatura nga shuma të mëdha parash që çifti kishte transferuar në llogari bankare, si dhe shumë transferta ndërkombëtare të pajustifikuara.

Sharra e kishte blerë mercedesin e tij luksoz për 11,000 paund vetëm një muaj përpara se të arrestohej.

Sharra u dënua 18 muaj me kusht dhe 200 orë punë të detyruar, ndërsa Laloshi me 12 muaj urdhër komunitar dhe 50 orë punë pa pagesë.

Paratë e sekuestruara
Paratë e sekuestruara
Marketing