Dy drejtuesit e një organizate kriminale shqiptare janë arrestuar në Madrid dhe Barcelonë të Spanjës.

Marketing

Hetimet ndaj tyre nisën pas informacioneve të marra që në nëntor të vitit të kaluar kur dy shqiptarët të cilët raportohet të jenë anëtarë të një organizate kriminale, ishin arratisur nga Shqipëria ku akuzohen për armëmbajtje pa leje dhe pastrimit të parave.

Ndaj tyre kishte një urdhër arresti ndërkombëtar për ngjarje të cilat akuzohen se i kanë kryer gjatë vitit 2021 në Shqipëri ku u zbulua armatim me lëndë plasëse ‘C4’.

Mediat spanjolle nuk kanë dhënë detaje të tjera sa i takon identitetit të shqiptarëve të arrestuar, të cilët kërkoheshin gjithashtu edhe nga policia shqiptare.

Sipas informacioneve, ata dyshohet se kishin planifikuar të vrisnin disa anëtarë të një organizate kriminale duke përdorur eksplozivë me telekomandë. Mbeten të paqarta detajet se ku kishin planifikuar të kryenin sulmin në Shqipëri apo në Spanjë.

Njëri prej të arrestuarve, i arratisur nga Shqipëria, kishte jetuar më parë në Turqi, para pak kohësh mbërriti në Barcelonë ku edhe u arrestua.

Ata akuzohen nga autoritetet shqiptare për armëmbajtje pa leje, posedim të lëndëve plasëse dhe pastrim parash dhe tentativë vrasje. Njëkohësisht dy shqiptarët po hetoheshin edhe në Spanjë për disa vepra penale.

Marketing