Dy shqiptarë mësohet se janë arrestuar nga policia në Itali.

Marketing

Të arrestuarit janë dy vëllezër, Gramoz dhe Klaudian Karina të cilët ishin drejtues të një grupi të specializuar në blerjen dhe shitjen e kokainës, marijuanës dhe heroinës.

Mediat italiane raportojnë se në pranga së bashku me dy vëllezërit shqiptarë Gramoz Karina, 48-vjeç dhe Klaudian Karina, 46-vjeç ra dhe kushëriri i tyre Julian Sufali, 33 vjeç, po ashtu 36 vjeçari rumun Costantin Dorel Barbu që bënte transportin jashtë rajonit, një 38-vjeçar shqiptar banues në Asti, klient i grupit, si edhe dy shtetas marokenë të moshës 32 dhe 42 vjeç.

Hetimet nisën në janar 2021 kur një grua u arrestua në Carugate pasi iu gjetën 4 kilogramë heroinë dhe 2 kilogramë kokainë, që duhet t’ua dorëzonte “eprorëve” të saj. Pas arrestimit të saj, karabinierët kishin dyshime për furnizues droge në qytetin milanez, që kishin në posedim sasi të mëdha lënde narkotike.

Pas vëzhgimeve, ata arritën të zbulonin banesën e dy vëllezërve shqiptarë të shndërruar në rafineri artizanale, ku ndodhej gjithçka që duhej për përpunimin e drogës dhe përgatitjen e dozave të kokainës.

Dozat më pas “vërshonin” në sheshet kryesore të trafikur të drogës në qytetet të ndryshme të Italisë veriore, nga Asti ku një nga klientët, 38-vjeçari shqiptar kishte blerë 5 kg kokainë, në Bergamo, duke kaluar nga Monza, Kremones, Torino dhe Verona.

Për transportin e drogës, me një mjet tip Golf, kujdesej Sufali për dërgesat brenza zonës, dhe shtetasi rumun për ata jashtë rajonit. Karabinierët arritën të sekuestronin 40 kg drogë, përfshirë hashash, marijuanë, kokainë dhe herionë, si edhe 77 mijë euro kesh.

Kur u kryen arrestimet hetuesit gjetën gjithashtu edhe 166 mijë euro të tjera.

Marketing