Një bandë shqiptarësh, të cilët kishin bërë 40 vjedhje në katër muaj gjithashtu autorë të një rrahjeje janë arrestuar në Itali.
Ata kishin bazën e tyre të veprimit në një godinë në Favaro Veneto dhe në një apartament në Spinea. Atje u gjetën armë, para dhe sende të vjedhura. Gjithashtu një makinë e përdorur për bastisjet e fundit brenda së cilës ishte çanta me pajisjet e krimit, me të cilën hapnin xhamat e shtëpive të prekura pa i zgjuar pronarët që flinin, raporton A3NEWS, përcjell albora.ch.
Marketing
5 shqiptarët e arrestuar, të cilësuar si shumë të rrezikshëm janë nga 30 në 40 vjeç, disa me precedentë, të akuzuar për bashkëpunim kriminal, grabitje, por edhe armëmbajtje pa leje, marrje mallrash të vjedhura dhe plagosje shumë të rënda./albora.ch/
Marketing