Dy shqiptarë të cilësuar si persona me rrezikshmëri të lartë janë arrestuar këtë të enjte në Spanjë, pasi ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar për llogari të autoriteteve në vendin tonë. Policia spanjolle vuri në pranga Hektor Ndokën dhe Edmir Vlashin nga Lezha. Ata u kapën në Madrid dhe në Barcelonë.

Marketing

Arrestimi i dy shqiptarëve u njoftua zyrtarisht nga policia spanjolle. Autoritetet e huaja deklaruan se Marku e Ndoka ishin nën hetim edhe në vendin e tyre për trafik droge e falsifikim dokumentesh. Që prej vitit 2021, policia shqiptare i kishte shpallur në kërkim si të dyshuar për tentativë vrasje.

Ndërsa për Ndokën, Gjykata e Lezhës kishte caktuar në mungesë arrest në burg për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit luftarak”. Nga hetimet në atë kohë, rezultoi se Vlashi e Ndoka kishin planifikuar atentat ndaj Preng Palucës.

Ky i fundit banues në Kamëz, në periferi të Tiranës. Në dhjetor të 2021-it, Policia e Lezhës arriti të parandalojë atentatin që po përgatitej t’i bëhej Palucës, duke arrestuar tre persona, bashkëshortët Nikoll dhe Marie Markun, si dhe dhëndrin e tyre, Mark Lamkja. Ky i fundit dyshohej se do të kryente atentatin në Kamëz, i porositur nga Hektor Ndoka dhe Edmir Vlashi.

Gjatë atij operacioni, në banesën dhe në lokalin e lokalin e çiftit Marku u zbuluan municion luftarak, 2 mina me telekomandë, me lëndë eksplozive C-4, të përgatitura gati për shpërthim, si dhe shuma të konsiderueshme parash. Atentati ndaj familjes Paluca nuk ishte i pari i përgatitur ndaj tyre.

Në gusht të 2021, Preng Palucës iu bë një atentat në derë të shtëpisë në Kamëz, ku mbeti i plagosur në brinjë, ndërsa bashkëshortja e tij Antoneta mori plagë në këmbë. Konfliktet mes familjes Marku dhe Paluca kanë nisur disa vite më parë në Belgjikë për shkak të prishjes së pazareve të drogës.

Marketing