Gazpromi tha se sasia e gazit që kalon përmes tubacionit Nord Stream 1 do të reduktohet në 67 milionë metra kub në ditë nga 167 milionë metra kub në fillim të kësaj jave, duke përmendur riparimet e nevojshme.

Marketing

Ministri gjerman i Ekonomisë Robert Habeck u bëri thirrje të enjten qytetarëve që të reduktojnë konsumin e energjisë pasi kompania ruse e energjisë Gazprom filloi të reduktojë ndjeshëm sasinë e gazit që furnizon ekonominë më të madhe të Evropës.

Gazprom tha se sasia e gazit që kalon përmes tubacionit Nord Stream 1 do të reduktohet në 67 milionë metra kub në ditë nga 167 milionë metra kub në fillim të kësaj jave, duke përmendur riparimet e nevojshme.

Shkurtimet përfaqësojnë një reduktim rreth 60 përqind të gazit për Gjermaninë përmes tubacionit në vetëm dy ditë.

Vendet evropiane po përpiqen të reduktojnë varësinë e tyre nga karburantet fosile ruse për shkak të luftës në Ukrainë, por me sukses të kufizuar.

Ministri Habeck tha në një video të postuar në Twitter se “tani është koha” për të kursyer në konsumin e energjisë.

“Çdo kilovat-orë ndihmon në këtë situatë”, tha Habeck.

Megjithëse furnizimet për Gjermaninë janë të sigurta me kontribute nga burime të tjera, më të shtrenjta, “ne duhet të jemi vigjilentë,” tha Habeck.

“Mbi të gjitha, ne nuk duhet të lejojmë që të ndahemi dhe kjo është ajo që (presidenti rus Vladimir) Putin synon”, shtoi ai.

Foto: Pixabay / Ilustrim

Marketing