Aeroporti “Schiphol” i Amsterdamit në Holandë ka njoftuar se synon të ndalojë fluturimet e natës dhe avionëve privatë nga viti 2025 për shkak të ndotjes akustike. Ky veprim është pjesë e një shtytjeje për të reduktuar ndotjen akustike dhe uljen e emetimeve të CO2, raporton gazeta holandeze Het Parool.

Marketing

Sipas propozimit, të gjitha fluturimet komerciale dhe të ngarkesave të planifikuara për t’u nisur midis mesnatës dhe orës 6 të mëngjesit do të ndalen, si edhe ato që zbarkojnë midis mesnatës dhe orës 5 të mëngjesit. Ideja është që të fillojë heqja graduale e tyre duke filluar nga ky nëntor.

Rreth 10,000 fluturime në vit aktualisht kryhen gjatë orëve të natës. Autoritetet e aeroportit kanë thënë gjithashtu se do të eliminojnë të gjitha fluturimet me avion privat që ngrihen dhe ulen në Schiphol gjatë periudhave të caktuara në një përpjekje për të reduktuar emetimet.

CEO i Schiphol Sondag ka pranuar se eliminimi i fluturimeve gjatë natës do të jetë një sfidë, veçanërisht pasi do të ketë nevojë për bashkëpunimin e të gjitha linjave ajrore. Ndalimi do të nënkuptojë që disa kompani të shkurtojnë rrugët, duke çuar potencialisht në një rritje të çmimeve të fluturimeve.

Marketing