Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, ka takuar ish-ministrin e Jashtëm të Gjermanisë, Joschka Fishiser, shkruan albora.ch.

Marketing

Ajeti ka shkuar në Facebook se “është nder i jashtëzakonshëm dhe privilegj jetësor tё zhvilloja një takim sa miqësor, aq edhe tё paharrueshëm me ish-ministrin e Jashtëm të Gjermanisë Joschka Fischer”.

“Angazhimin e tij tё pashoq pёr çlirimin e Kosovës nga regjimi serb, dikur e kuptoja nga librat dhe biografitë e tij, e sot, pata kënaqësinë ta dëgjoja nga vet ai, pa tё cilin mozaiku i çlirimit tё Kosovës nuk ёshtё i plotë. Njё obligim jo vetëm institucional dhe kombëtar, por edhe moral, qё traseja e aktivitetit tonë diplomatik nё Berlin, tё kalojё domosdoshmёrisht nёpёr zyrat e atyre qё ishin pranë nesh nё kohёt mё tё vështira tё ekzistencës tonë”, ka shkruar Ajeti.

Ai ka theksuar se “Joschka Fischer nuk e fsheh gëzimin e tij për suksesin e gjithanshëm tё Republikës sё Kosovës, për orientimin e qartë euro-atlantik tё shtetit kosovar dhe tё kursit perëndimor tё shoqërisë dhe elitës kosovare”.

“Nga takimet e tij me presidentin Rugova e deri tek temat aktuale mbi marrëdhëniet tradicionale, historike dhe tё pazëvendësueshme ndërmjet Republikës sё Kosovës 🇽🇰 dhe tё Gjermanisë 🇩🇪, biseda me tё mbetet njё tour d’horizon unik për politikën e jashtme gjermane dhe atë botërore’.

Ajeti i ka dhuruar Ficher edhe një portret të punuar nga artisiti kosovar në Berlin Berat Hasani.

“Përpos qё pata kёnaqёsinё qё nё emёr tё Presidentes sё Republikёs, dr. Vjosa Osmani-Sadriu, t`i përcjell ftesën pёr tё vizituar Kosovën, mikut tё veçantë tё vendit tonё i dorёzova po ashtu njё portret tё veçantë i punuar nga artisti kosovar nё Berlin, Berat Hasani”.

‘Ky portret ёshtё njё segment i vetëm nga fjalimi historik i Joschka Fischer gjatë luftës sё Kosovës, i mbajtur nё maj tё vitit 1999 nё Kongresin e jashtëzakonshëm tё Partisë sё Gjelbër nё Bielefeld. Ky nuk ka qenë çfarëdolloj fjalimi, por “fjalimi mё i mirё nё karrierën time politike”, pati deklaruar vet Joschka Fischer.

“Joschka Fischer, njё politikan i veçantë nga Partia e Gjelbёr, i cili drejtoi diplomacinë gjermane tok me aleatët perëndimorë drejt njё lufte, tё cilёn as ai nuk e dëshironte, ama ishte i pa kompromis përball mizorive çnjerëzore të shtetit serb dhe nё mbrojtje tё jetёs sё njerëzve”.

Diplomati i Kosovws  ka theksuar se parimet themelore tё politikës sё jashtme tё proklamuara nё fjalimin e lartcekur nё Bielefeld: “kurrë mё luftё”, “kurrë mё Auschëitz“, kurrё mё gjenocid“ dhe „kurrё mё fashizëm“, janё trashëgimia mё e mirё pёr njё botё stabile dhe paqësore. /albora.ch/

Marketing