Ambasadori Dreni Doli mori pjesë në garën tradicionale e ndërkombëtare Stalion Show 2023.

Marketing

“Ambasadori Doli me ftesë të Komisionerit të Mbretit për Provincën Fryslan, Arno Brok, mori pjesë në garën tradicionale e ndërkombëtare StalionShow2023 dhe ndau njërin nga çmimet kryesore në këtë garë.

Gara e njohur vjetore StalionShow2023 për vleresimin e “Frisiani i Zi” në Provincën Fryslan është mbajtur nga datat 12, 13 dhe 14 janar dhe ka mbledhur së bashku mijëra spektatorë dhe ardhues të kësaj gare.

Ambasadori Doli, së bashku me Ambasadoren e Panamasë, kanë qenë të ftuar të veçantë nga Komisioneri i Mbretit për Provincën Fryslan, Arno Brok, me ç’rast ata u mirëpritën nga Avine Fokkens-Kelder, Zëvëndëse e Provincës së Fryslan, Tineke Schokker, Drejtoreshë e Bordit të KPFS, si dhe nga Marijeke Akkerman, Presidente dhe Drejtoreshë e KPFS-së.

Në natën finale, Ambasadori Doli ishte i nderuar të ndante çmimin e dytë final, për garuesin më të mirë të ri”, thuhet në njoftimin për media.

Marketing