Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, së bashku me Konsullin e Përgjithshëm në Mynih Afrim Nura, kanë takuar Melanie Huml, ministre e Shtetit për Çështje Evropiane dhe Ndërkombëtare e Landit të Bavarisë.

Marketing

Siç ka njoftuar diplomati kosovar, Landi i Bavarisë rikonfimon mbështetjen e parezervë për Republikën e Kosovës duke vlerësuar lartë të arriturat shtetërore, transmeton albora.ch.

“Pjesë e rëndësishme e trajektores së suksesit të përbashkët ndërmjet dy shteteve tona, ka luajtur dhe vazhdon të luan edhe Landi i Bavarisë. Vizita e ardhshme e Ministres Huml në Kosovë është përforcim i mëtutjeshëm i po kësaj trajektore historike, në ndërtimin e së cilës roli i diasporës tonë është i pazëvendësueshëm”, ka shkruar ndër tjera ambasadori Ajeti. /albora.ch/

Lexo edhe:

Marketing