Ambasada e Republikës se Shqiperisë në Bernë më rastin e 1 Qershorit, Ditës Nderkombetare të Fëmijëve ka uruar gjithë femijët duke berë kështu urimin për gjithë ata fëmijë që nuk ndalen duke mësuar gjuhën shqipe dhe duke mos harruar kulturën dhe traditat tona.

Marketing

Ambasada, edhe një herë u ka bërë thirrje prindërve që femijët të jenë pjesë e Shkollave Shqipe në Zvicër.

Postimi i plotë:

Sot, fëmijët në mbarë botën festojnë 1 qershorin.

Me këtë rast, Ambasada e RSH në Bernë uron të gjithë fëmijët shqiptarë; Gëzuar Festën!Një urim i veçantë shkon për gjithë ata nxënës që nuk rreshtin së përvetësuari gjuhën dhe kulturën në shkollat shqipe në Konfederatën Zvicerane. Ambasada e RSH në Bernë, gjen rastin për t’u bërë edhe një herë thirrje gjithë prindërve dhe fëmijëve të moshës shkollore që t’u bashkohen shkollave shqipe në Zvicër në mënyrë që të ruajmë gjuhën, kulturën, traditat dhe historinë tonë.

Albora.ch

Marketing