Për nder të 15-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Riad ka organizuar pritje zyrtare, ku të pranishëm ishin Shkëlqesia e Tij Dr. Faisal bin Abdul-Aziz Al-Sudairy, nënsekretar i Principatës së Rajonit të Riadit, Drejtori i Departamentit të Përgjithshëm për Çështjet e Trupit Diplomatik në Ministrinë e Punëve të Jashtme, Ambasadori Abdullah Al-Rashid, zëvendësministri i Brendshëm i Mbretërisë së Arabisë Saudite, anëtarë të trupit diplomatik të akredituar në Arabi Saudite si dhe përfaqësues të organizatave ndërkombëtare, shkruan Albora.ch.

Marketing

Në fjalën e tij para të pranishmëve, ambasadori i Republikës së Kosovës, Lulzim Mjeku tha se udhëtimi Republikës së Kosovës drejt lirisë, pavarësisë dhe shtetësisë, ishte i gjatë, i vështirë dhe me shumë pengesa.

Ambasadori u shpreh krenar që përfaqëson një vend evropian që është i përkushtuar ndaj paqes e përparimit njerëzor dhe që është një gur themeli i stabilitetit në Evropën Juglindore.

Mjeku po ashtu theksoi se është një histori suksesi për arritjet që Republika e Kosovës ka bërë në këto vite të shtetësisë si në fushën e sportit, të kulturës, shkencës dhe zhvillimit ekonomik.

Marketing