Një alarm i rremë për bombë në aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari” vuri në lëvizje policinë e Kosovës duke evakuuar personelin dhe udhëtarët.

Marketing

Zëdhënësja e aeroportit, Valentina Gara njofton se pasi i ndërmorën të gjitha veprimet hetimore, të gjitha fluturimet do të vazhdojnë si zakonisht.

“Ju njoftojmë se janë ndërmarrë të gjitha veprimet operative dhe hetimore nga organet kompetente të Republikës së Kosovës.Kjo ka rezultuar se kërcënimi me bombë ka qenë alarm i rrejshëm.

ANP ‘Adem Jashari’ është i hapur për fluturime, dhe të gjitha fluturimet do të procesohen si zakonisht.”

Marketing