Një alarm për bombë në aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari” ka vënë në lëvizje Policinë e Kosovës.

Marketing

Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësja e Aeroportit Valentina Gara.

Ajo njofton se udhëtarët dhe personeli i Aeroportit janë larguar ndërsa janë angazhuar ekipet emergjente.

“Konfirmojmë se kemi pranuar një kërcenim me bombë. Udhëtarët dhe personeli janë evakuar. Ekipet emergjente janë involvuar ne detyrat dhe përgjegjësitë e caktuara”, njofton Gara.

Kjo nuk është hera e parë që Aeroporti i Prishtinës përballet me kërcënime për bombë..

Marketing