Protestuesit gjermanë të klimës hodhën pire patatesh në një pikturë të Claude Monet në Muzeun Barberini të Potsdamit në shtetin e Brandenburgut, rreth 20 milje në juglindje të Berlinit.

Marketing

Ata iu afruan “Les Meules” të Monet dhe hodhën pire patatesh mbi pikturën dhe kornizën e saj prej ari.

Protestuesit kishin veshur jelekë me ngjyrë portokalli dhe u mbështetën në murin poshtë pikturës.

“A duhet pire e patateve mbi një pikturë t’ju bëjë të dëgjoni?”, tha një nga aktivistët.

“Kjo pikturë nuk do të vlejë asgjë nëse na duhet të luftojmë për ushqimin. Kur do të filloni më në fund të dëgjoni?”

Nga muzeu deklaruan se piktura nuk u dëmtua dhe se autoritetet thanë se po hetojnë protestuesit, të cilëve policia nuk ua përmendi emrat, për dëmtim të pronës dhe shkelje.

Marketing