Minibusi në të cilin ndodhej këngëtari i njohur Ibrahim Tatlises është përplasur me një kamion “kokë më kokë”, mëngjesin e sotëm në Bodrum.

Marketing

“Hurriyet” raporton se këngëtari ka pësuar lëndime trupore në këmbë dhe është në gjendje të mirë shëndetësore.

U regjistrua se Tatlises tha: “Më nxirrni nga këtu me vinç me automjet, pastaj do më nxirrni në një zonë më të përshtatshme”.

Artisti u nxor nga automjeti bashkë me katër persona tjerë dhe u dërguan në spital.

Duke folur nga terreni, një gazetar tha për “Hurriyet” se moti ishte me shi.

Po ashtu gazetari raporeton se Tatlises do të performonte në një restorant në Yalikavak në mbrëmje, ai kishte për të shkuar në vendin ku do të performonte.

Marketing