Një 33-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në Itali, në fshatin Parantoro në Montalto Uffugo, pas një aksidenti me makinë.

Marketing

Ndihma e shpejtë nuk arriti të shpëtonte shqiptarin i cili vdiq në vend.

I riu ka humbur kontrollin e makinës me të cilën po udhëtonte dhe është përplasur me një pemë.

Djali  me origjinë shqiptare punonte në një firmë vendase me kontratë të rregullt pune.

Pas përplasjes ai mbeti i bllokuar brenda makinës, aq sa në vendngjarje kanë mbërritur edhe zjarrfikësit.

Marketing