Sot në Athinë, Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti, u prit nga homologu i tij, Kostas Fragoggianis, në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës Helene të Greqisë, shkruan Albora.ch.

Marketing

Dhjetë muaj pas nënshkrimit të Deklaratës së Synimeve nga të dy zëvendësministrat, u diskutua mbi të arriturat në marrëdhëniet e Republikës së Kosovës dhe Republikës Helene të Greqisë, të mundësuara nga ky dokument.

U vlerësua lartë nënshkrimi i marrëveshjes mes Ministrisë së Shëndetësisë së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës Helene të Greqisë, për Programin e Mjekësisë Fetale, nëpërmjet së cilës zhvillohet kujdesi i specializuar për gratë shtatzëna, duke mundësuar dy bursa studimi për stafin mjekësor të Kosovës, pajisje të nevojshme dhe shkëbim të përvojave për ndërtimin e strukturave të nevojshme përbrenda sistemit shëndetësor të Kosovës.

Palët përshëndetën intenstifikimin e marrëdhënieve tregtare mes të dyja vendeve dhe shqyrtuan mundësitë që jep Memorandumi i Bashkëpunimit mes KIESA dhe Enterprise Greece dhe Forumi i përbashkët Ekonomik, për vendosjen dhe thellimin e marrëdhënieve të kompanive të Kosovës dhe atyre greke, nga sektorët me interes të veçantë për të dyja palët. Zëvendësminsitrat e Punëve të Jashtme diskutuan edhe zhvillimet e fundit në Evropën Juglindore dhe nevojën e bashkëpunimit të shteteve demokratike për t’i bërë ballë ndikimeve autoritare në rajon.

Ahmeti falenderoi Fragoggianis për mbështetjen që Greqia i ka dhënë deri më tani synimeve multilaterale të Republikës së Kosovës dhe argumentoi nevojën e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes të dyja vendeve, duke njohur formalisht pavarësinë e Republikës së Kosovës, si një realitet të pakthyeshëm dhe të drejtë, siç është vërtetuar edhe nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë.

Marketing