Të paktën 4 mijë e 940 persona të vdekur janë konfirmuar në Turqi e Siri pas tërmetit të fuqishëm me magnitudë 7.8 ballë të Rihterit

Marketing

Zyrtari i Agjencisë së Menaxhimit të Fatkeqësive në Turqi, Orhan Tatar, bëri të ditur se vetëm në shtetin turk janë regjistruar së paku 3 mijë e 381 viktima, ndërsa mbi 20 mijë e 400 persona raportohet të jenë lënduar, shkruan CNN.

Deri më tani, 11 mijë ndërtesa janë raportuar të dëmtuara në Turqi, tha ai ndërsa afro 25 mijë reagues emergjence po punojnë në skenat e prekura.

Ekipet e shpëtimit po përdorin të paktën 10 anije dhe 54 avionë për të transportuar të plagosurit dhe për të ndihmuar në operacionet e kërkimit, tha Tatar,

Ndërsa, në Siri numri i personave të vdekur është rritur në 1 mijë e 559, në zonat e kontrolluara nga qeveria dhe opozita, kanë bërë të ditur zyrtarët.

Të paktën 3,648 persona janë raportuar gjithashtu të plagosur në Siri.

Marketing