Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka në plan të nis një cikël vizitash te bashkatdhetarët. Këto vizita, që do të nisin me 7 maj në Zvicër, Abdixhiku do t’i realizojë i shoqëruar nga Ekipi Politik për Mërgatën.

Marketing

“Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku i shoqëruar nga Ekipi Politik për Mërgatë, do të nis ciklin e tubimeve e takimeve me bashkëatdhetarë. Këtë të shtunë, më datë 7 maj 2022, tubimi i parë mbahet në Zvicër, në Maienstrasse 6, 2540, Grenchen, Schëeiz, nga ora 18:00”, thuhet në një komunikatë të LDK-së

Sipas njoftimit, takimet kanë për qëllim mobilizimin e strukturave partiake në mërgatë dhe nxitjen e bashkëbisedimit me bashkëatdhetarët që e shohin LDK-në si adresë të vetme të artikulimit të drejtë politik.

“Takimet jenë pjesë e debatit të gjithëmbarshëm rreth hartimit të Programit Politik të LDK-së “Lidhja për të ardhmen”, pas Konventës Programore të 29 prillit. LDK-ja i është përherë mirënjohëse mërgatës për rolin dhe kontributin e saj për zhvillimin e Kosovës. Ky kontribut duhet të vazhdojë deri në ankorimin euroatlantik të Kosovës – për të cilin rrugëtim mërgata ka dhe duhet të ketë rol jetik”, thuhet në fund.

Marketing