Në Serbi ka nisur regjistrimi i popullsisë. Ky proces ka filluar më 1 tetor dhe do të vazhdojë deri më datë 31 të këtij muaji. Në këtë proces kanë të drejtë të regjistrohen të gjithë ata shtetas të Serbisë, të cilët jetojnë brenda dhe jashtë vendit.

Marketing

Në këtë proces janë përfshirë edhe shqiptarët të cilët jetojnë në Kosovën Lindore, ndryshe siç njihet Lugina e Preshevës.

A po marrin pjesë shqiptarët në këtë proces të regjistrimit? A kanë të drejtë shqiptarët që jetojnë në mërgatë të marrinë pjesë në regjistrimin e sapofilluar?

Lidhur me këtë çështje ka folur për Albora.ch deputeti shqiptar në Kuvendit të Serbisë, Shaip Kamberi, i cili ka treguar se regjistrimi tashmë ka filluar në Luginë.

Ai ka treguar se pse ishte anuluar regjistrimi i popullsisë në vitin 2011 nga shqiptarët që jetojnë në Luginë.

Po ashtu, ai ka përmendur disa detaje të cilat ishin përdorur në regjistrim.

“Regjistrimi popullsisë në Luginë në vitin 2011 ishte bojkotuar nga shqiptarët për shkak se fletëregjistrimet vetëm në gjuhën serbe dhe alfabetin cirilik, regjistruesit vetëm serb, dhe nuk lejohej të regjistrohet as diaspora e as të dëbuarit në Kosovë”, ka thënë ai.

May be an image of text that says 'Violeta Agon Visare Teuta NEn snkim Qendrin Selin Nehar aranda Berat Osman Orhan JEMI atime Dua arigona rije Ramada Flutr Florir FKETU hame alon gzona REGJISTROHU! Dajram im Qendresa Emina Regjistrimi popullsisë nga deri mẽ 31 tetor 'αlon 2022'
Thirrje per te marre pjese ne regjistrimin e popullsise

Më tej, Kamberi ka treguar se çfarë ndryshimet janë bërë në regjistrimin e vitit 2022 krahasim me atë të 2011.

Ai thekson se regjistrimet janë edhe në gjuhën shqipe.

 “Për Ndryshim Regjistrimi i popullsisë në Luginë 2022 : fletëregjistrimet edhe në gjuhën shqipe, instruktor edhe nga komuniteti shqiptar, regjistrues shqiptar madje për vendbanimet e përziera edhe asistent në gjuhën shqipe në rast se regjistruesi është serb”, ka deklaruar Kamberi.

Ai ka shtuar se në këtë regjistrim janë përfshirë edhe diaspora shqiptare.

“Me regjistrim përfshihet diaspora dhe të gjithë ata që jetojnë në Maqedoni dhe Kosovë”, ka cekur deputeti shqiptar.

Sipas tij, procesi i regjistrimit është duke shkuar në ritëm normal në Preshevë dhe Bujanoc, kurse në Medvegjë janë vërejtur disa mangësi.

“Procesi i regjistrimit është duke shkuar në dinamikën dhe ritmet normale në Preshevë dhe Bujanoc përderisa ka edhe disa mangësi sa I përket Medvegjës”, ka përfunduar Kamberi për Albora.ch.

May be an image of one or more people and text
Thirrje per te marre pjese ne regjistrimin e popullsise

Ndryshe, shqiptarët kishin marrë pjesë në regjistrimin e mbajtur në vitin 2002, por jo edhe në atë të vitit 2011.

Albora.ch

Marketing