Marketing

Është vendi ku jetojnë qindra-mijëra shqiptarë, është vendi i ëndrrave për të jetuar jo vetëm për ne nga Kosova por për shumë njerëz nga e gjithë Bota, e gjithë kjo për shkak të standardit të jetesës, mundësive të mira për punë dhe karrierë e shumë arsye të tjera. Por a keni qenë kurioz ndonjëherë të dini më shumë për Zvicrën?

1. Zvicranët shpenzojnë më së shumti në pije joalkoolike në botë.

2. Veturat në Zvicër duken si të reja, sepse shoferët mund të gjobiten nëse brenda një kohe të shkurtër nuk e rregullojnë veturën, edhe nëse fjala është për një gërvishtje të vogël.

3. Tuneli “Gotthard” që ka gjatësi prej 57,1 kilometra është tuneli më i gjatë në botë.

4. Në lartësi mbidetare prej 3.000 metra dhe mbi humnerën e thellë 500 metra në Zvicër është ndërtuar ura më e lartë në Evropë e cila quhet “Titlis Cliff Walk”.

5. 70% e territorit të Zvicrës është e mbuluar me male, kurse lartësia mesatare mbidetare është 500 – 800 metra.

6. Ajnshtajni ka punuar si zyrtar në ‘Entin Zviceran për Patente’ në kohën kur ka dëshmuar teorinë e tij për relativitetin.

7. Prodhimi i përgjithshëm i qumështit në Zvicër është rreth 3.5 milionë tonelata në vit, gjysma e kësaj sasie përdoret për prodhimin e djathërave.

8. ‘Nestle’ është kompani Zvicerane, dhe njëkohësisht është kompania më e madhe ushqimore në botë.

9. Zvicra ka 74 male, majat e të cilave e kalojnë lartësinë 4.000 metra.

10. Në Zvicër ka më shumë banka se stomatologë, në çdo 1.600 banorë ekziston një bankë.

11. Në rast të ndonjë lufte bërthamore zviceranët kanë bunkerë në të cilët mund të strehohen 100% e popullsisë, gjithashtu në rast të luftës, autostradat atje mund të shndërrohen në pista për ulje dhe ngritje të avionëve luftarak. Kurse në stinë dimri e gjithë bora që do të ndodhej nëpër ato rrugë do të pastrohej deri në orën 8 të mëngjesit.

12. Fonti (shkronjat) Helvetica janë krijuar në Zvicër.

13. Nëse shfrytëzoni transportin publik në Zvicër, me një biletë mund të kaloni tërë shtetin me mjete të ndryshme si: autobus, tren, anije, dhe teleferik.

14. Zvicra nuk ka qenë në luftë që nga viti 1515.

15. Zvicra ka më shumë se 1.500 liqene./albora.ch/

Marketing