Lilly-Joy është zhdukur që nga mbrëmja e së shtunës, shkruajnë mediat gjermane, përcjell Albora.ch. Vajza e re nga Turingia është zhdukur pa lënë gjurmë. Kërkimet e policisë deri më tani nuk kanë rezultat.

Marketing

Pas një udhëtimi me nënën e saj, ajo donte të kthehej nga Hermsdorf në Wolfersdorf.

Madje mamaja e saj priti në stacionin e trenit derisa treni të nisej për në Jena, por vajza nuk zbriti në stacionin Stadtroda. Që atëherë, Lilly-Joy është zhdukur pa lënë gjurmë.

Policia nuk ka asnjë të dhënë se ku mund të jetë ajo dhe tani po kërkon ndihmë përmes fotos.

Lilly-Joy është midis 1.55 dhe 1.65 metra e gjatë, me një strukturë të hollë dhe ka flokë të zinj deri tek supet. Ajo kishte veshur atlete të bardha, xhinse blu të çelët dhe një xhup të zi pak para se të zhdukej.

Nesë keni ndonjë informacion, ju lutemi të kontaktoni në stacionin Kripo Jena në 03641 812464 ose në ndonjë stacion tjetër policie.

Marketing